Las Vegasi është tronditur nga një ngjarje makabre brenda një autobusi me pasagjerë, ku një 30-vjeçar është qëlluar 33 herë me thikë, para syve të dhjetëra personave.
Aaron Cole, 59 vjeç, është akuzuar për vrasjen e Dominique Lucas, pas një debati të ashpër që ata patën brenda autobusit me të cilin po udhëtonin.
Videoja tronditëse e incidentit brenda autobusit të RTC-së tregon Cole duke iu drejtuar viktimës, ndërsa e ka qëlluar papritur, duke mos i dhënë mundësi viktimës që të mbrohet.
'Nuk po të shqetësoja', përpara se të vrapojë drejt pjesës së përparme të autobusit dhe t'i kërkojë shoferit të 'ndalojë', por ky i fundit as që donte t’ja dinte dhe vijoi rrugën.
Më pas, djali shihet duke e goditur me thikë në dysheme, ndërsa mësohet se vdiq në vendin e ngjarjes si pasojë e hemorragjisë nga goditjet me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. (A2 Televizion)