Admirim dhe kritika, fëmija 3-vjeçar i jep Ferrarit në pistë

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 09:30 | Kapur në kamera

Pjesa më e madhe e fëmijëve në moshën tre vjeçare janë ende të pasigurtë në ecjen e tyre, por kjo me sa duket nuk ndodh me djalin e ish-pilotit turk Kenan Sofuolglu, i cili në atë moshë aq të brishtë jo vetëm parkon mjetet luksoze së të atit, por tashmë edhe i teston ato në pistë.

Djali i Sofuolglu është shndërruar në një “yll” të Instagramit, ku janë shumë videot që e tregojnë fillimisht në manovrat e vështira të parkimit, ku ai mezi prek pedalet dhe orientohet me kamerën e brendshme.

Së fundmi, djaloshi kurajoz është parë duke drejtuar në pistë një Ferrari SF90 Stradale, një ”bishë” që arrin 200 kilometra në vetëm 6 sekonda. Aftësia e tij për të drejtuar një mjet të tillë është e admirueshme, edhe pse në video nuk duket sikur ai arrin shpejtësi aq të larta.

Krahas admirimit për  vogëlushin, disa nga ndjekësit kanë kritikuar të atin që sipas tyre po rrezikon jetën e të birit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos