
“Kriza në Partinë Demokratike ka shkuar tek të gjithë mbështetësit dhe do të duhen vite që të ikë ky helm që PD ka hedhur te këta 20-25-vjeçarë”. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4, analistja Edlira Gjoni, sipas së cilës mbështetësit e të dyja palëve nuk e njohin historikun e ngjarjeve në PD.
“Kriza që ka sot në PD, jo në kupolë, por kriza që ka shkuar në vena, tek të gjithë mbështetësit nuk e di sa vite duhen që t’u ikë gjithë ky helm që PD e ka ngulitur te këta njerëz që kanë lindur në ‘97. Një 24-25 vjeçar të marrë matrapikun e të goditet nga gazi lotsjellës dhe se është mbështetës i njërës apo tjetrës palë pa e ditur historinë. Nuk e ka informacionin”.
Sipas gjonit situata në PD është shumë shqetësuese pasi nuk lejon që të shikohet qeverisja.
“E pashë me shumë trishtim atë që ndodhi brenda PD. Një vend duket sa i shëndetshëm është kur ka opozitën e fortë. Më vjen mirë që është rikthyer në vëmendje PD, por për arsyet e gabuara. Nuk na lejon të shohim qeverinë. Kjo është shumë shqetësuese, se nuk shohim dot se çfarë po ndodh me qeverisjen. Nëse vazhdon kjo gjendje e PD nuk arrij dot të mendoj se çdo të thotë PD në zgjedhjet e ardhshme”. (A2 Televizion)