All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin Kombëtar të PD, më 15 janar

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 15:17 | Politikë
Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin Kombëtar
All - Paragraf - 1

Pas mbledhjes së kryesisë ku përjashtoi përfundimisht Sali Berishën dhe mbështetësit e tij nga partia, Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 15 janar në orën 4 të pasdites. Fokusi kryesori këtij takimi do të jetë mbi informimin e vendimeve që u morën nga kryesia e PD-së, si dhe diskutimet mbi situatën e krijuar në protestën e 8 janarit. 

Këshilli Kombëtar i demokratëve pritet që të miratojë një rregullore të brendshme për mënyrën se si do të funksionojë ky forum. 

All - Paragraf - 3

Me anë të një mesazhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka njoftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se në këtë mbledhjen, e cila do të zhvillohet në katin e dytë të selisë do të informohen edhe mbi planin e organizimit të partisë dhe ndarjen e detyrave të demokratëve që janë pjesë e Këshillit Kombëtar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos