300 mijë klikime për 4 orë, bëhet virale videoja e Bares duke “turpëruar” yllin e Francës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 19:26 | Futboll
300 mijë klikime për 4 orë, bëhet virale videoja e Bares

Faqja në Instagram e Euro 2020 ka publikuar një video nga ndeshja Francë-Shqipëri, e luajtur të shtunën e kaluar.

Në video shikohet në aksion mesfushori Keidi Bare, i cili arrin të mbajë në zotërim topin edhe pse sulmohet shumë pranë vijës anësore të fushës nga Griezmann dhe Lemar.

Numri 7 i kuqezinjve bën disa finte ndaj yllit të Barcelonës përpara se t’i fusë topin mes këmbëve Lemarit.

Për 4 orë, videoja ka marrë rreth 300 000 klikime. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/B2O1jrHhbAC/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos