U “dogj” në verë, dy klube në sulm për Dybala në janar

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 12:57 | Futboll
U “dogj” në verë, dy klube në sulm për Dybala

Paolo Dybala nuk ishte në planet e Juves dhe trajnerit të ri Maurizio Sarri për këtë sezon. Megjithatë, gjatë merkatos së verës argjentinasi dhe klubi italian nuk arritën të gjenin një destinacion për lojtarin.

Gjërat mund të ndryshojnë në janar, pasi sipas “Tuttosport”, një gazetë torineze pranë klubit bardhezi, dy skuadra janë të gatshme të garojnë për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Paris SG dhe Tottenham, klube që u interesuan edhe gjatë verës për të. Por asnjëra prej marrëveshje nuk u realizua, pasi PSG nuk arriti të shiste Neymar, ndërsa Tottenham nuk pranuan kushtet e lojtarit, i cili kërkonte një pagë më të lartë se sa mund të përballonte klubi londinez.

Ndjekja për 25-vjeçarin do të rinisë gjatë merkatos së dimrit, pasi të dy klubet do të kërkojnë të bëjnë edhe një përpjekje për të marrë lojtarin, i cili dëshiron edhe vetë të largohet, pasi deri tani këtë sezon ka luajtur vetëm 14 minuta në dy takime në Serie A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos