
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë raportoi për 31 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit.
Sipas këtij instituti të gjithë personat e infektuar janë raste kontakti dhe qytetet më të prekura janë Ferizaj, Viti dhe Prishtinë.
Deri në këto momente numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 480, mes të cilëve 84 janë shëruar ndërsa 12 të tjera kanë humbur jetën. (A2 Televizion)