31-vjeçari thyen masat ndaj koronavirusit, po luante “Pokemon GO” në rrugë!

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 12:28 | Lifestyle
31-vjeçari thyen masat ndaj koronavirusit, po luante “Pokemon

Katër vite më parë, loja “Pokemon GO” çmendi të rinjtë, por jo vetëm, në mbarë botën, por duket se ka ende edhe sot, në kohë pandemie, persona që e luajnë këtë lojë.

Policia, në Komo të Italisë, ka ndaluar një 31-vjeçar në rrugë, pasi kishte thyer karantinën.

Arsyeja pse kishte dalë 31-vjeçari? Po luante “Pokemon GO” me tabletin e tij. Patrulla e policisë i kishte kërkuar atij të tregonte certifikatën që justifikonte daljen tij, por ai ishte përgjigjur se ishte në kërkim të pokemonëve!

Në vitin 2016, pati edhe raste kur persona që luanin këtë lojë humbën edhe jetën në ndjekje të krijesave virtuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos