
Një aksident ka ndodhur në Shkodër pasditen e së hënës. Bëhet e ditur se një 32-vjeçar ka përplasur me automjet një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në aksin rrugor Shkodër -Shirokë, në fshatin Postribë. Tetëvjeçari njoftohet se ka marrë plagë të lehta dhe po merr kujdes shëndetësor në Spitalin Rajonal Shkodër. (A2 Televizion)