
Automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët gjatë atentatit më armë mbrëmjen e së dielës në Don Bosko, është gjetur i djegur në zonën e Bubqit.
Brenda makinës tip Bmw X5 policia sekuestroi dhe tre kallashnikovë. Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e së dielës nga një atentat me armë zjarri në një lokalin në Don Bosko, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën sanitarja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe një 10-vjeçare e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer.
Konkretisht të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Mera, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.
Sahit Murati është xhaxhai i Fation Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Në vitin 2022, Murati u arrestua nga policia e Tiranës pasi shenjat e gishtërinjve të tij rezultonin në disa nga armët e sekuestruara në një shtëpi të marrë me qira nga një 25 vjeçar. Për rastin gjykata caktoi arrest me burg për të por që më pas vendimi u lehtësua në arrest shtëpie.
Pas atentatit të së dielës policia shkoi për kontroll në banesën e Muratit por që nuk e gjeti aty ndërsa dyshohet se ai është larguar jashtë Shqipërisë. (A2 Televizion)