
Numri i viktimave nga dy tërmetet tragjike që goditën Turqinë dhe Sirinë ka arritur në 33 181, sipas shifrave të fundit të zyrtarëve të të dy shteteve.
Në Turqi, vendi edhe më i prekur ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të parë, me magnitudë 7,8, numri i të vdekurve ka arritur në 29 605. Në Siri, numri i viktimave ka arritur në 3576, mes të cilëve 2168 në zonat që kontrollohen nga rebelët.
Në Siri, organizata “Helmetat e Bardha”, që ka kryesuar operacionet e kërkim-shpëtimit, tha të premten se do të ndërpriste punën, ndërsa të shtunën, i tha CNN se numri i viktimave do të jetë edhe më i lartë se kaq.
Edhe pse ka kaluar thuajse një javë nga tërmeti dhe shembja e godinave, nga Turqia dhe Siria vijnë herë pas here lajme të mira të nxjerrjes nga gërmadhat të personave ende të gjallë, shpesh edhe fëmijë të vegjël. (A2 Televizion)