33-vjeçari rrëzohet nga shëtitorja prej xhami e Kanionit të Madh

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 11:25 | Bota

Një burrë është rrëzuar nga shëtitorja prej xhami në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar teksa Kanioni i Madh cilësohet një prej 61 parqeve kombëtare më vdekjeprurës të SHBA-së.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 33-vjeçar i cili nuk është identifikuar. Ai u rrëzua nga ajo që quhet “Sky Walk” mëngjesin e 5 qershorit duke rënë kështu nga një lartësi prej 1.2km duke gjetur vdekjen.

Ekipet e shpëtimit nxorën një helikopter në terren për t’i ardhur në ndihmë 33-vjeçarit, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse viktima ra nga buzë shkëmbit në kanion apo nga struktura Skywalk ndërsa ka dyshime që mund të bëhet fjalë edhe për vetëvrasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos