34-vjeçari gjendet i pajetë në Vlorë. Policia: Është qëlluar me armë zjarri

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 14:46 | Kronikë
34-vjeçari gjendet i pajetë në Vlorë. Policia:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një person u gjet i pajetë në afërsi të banesës së tij, në lagjen "Kushtrimi".

Nga veprimet paraprake, viktima rezultoi pa shenja dhune, por, pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34-vjeçarit me iniciale K.D., konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës, është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Sipas policisë, 34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nuk njihet si person me precedent penal. Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos