
Prokuroria e Korçës ka filluar çështjen hetimore për “mjekim të pakujdesshëm” pas vdekjes së një 58-vjeçari. Sipas familjes, viktima u soll në spitalin e Korçës me dhembje koke dhe të vjella.
Sipas tyre, viktima Telha Kelo, banues në njësinë administrative Pojan në Maliq u trajtua nga personeli mjekësor vetëm me një qetësues, ndërkohë që sipas familjarëve ai duhej të nisej për mjekim të specializuar drejt Tiranës.
Familjarët janë përballur me mjekun P.M., ndërkohë që sipas tyre ai fillimisht nuk i tregoi vdekjen e Kelos, dhe më pas mohoi çdo përgjegjësi. (A2 Televizion)