IKMT ka nisur aksionin për shembjen e banesave te Unaza e Re mes tensioneve të shumta.
Që në orën 06:00 të mëngjesit kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe policisë, ndërkohë që fadromat kanë vazhduar punën për prishjen e 8 ndërtesave të parashikuara për ditën e sotme.
Banorët kanë hedhur gurë ndaj policisë, ndërsa forcat policore janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Nga përplasja ka patur disa persona të plagosur, ndërkohë që policia ka shoqëruar rreth 10 banorë.
Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar trafik shumë të rënduar në këtë zonë. (A2 Televizion)
