Një 39-vjeçare është zbuluar në Kakavijë duke tentuar që të dilte nga Shqipëria me 11150 euro. Shuma, sipas policisë ishte fshehur nga gruaja me inicialet K. Q. në një çantë.
“PKK Kakavijë/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare. Goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 11 150 euro. Procedohet penalisht 39-vjeçarja që nuk i deklaroi në dalje të RSh-së.
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur 1 rasti i mosdeklarimit të të hollave.
Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasja K. Q., në çantën e së cilës u gjetën 11 150 euro që kjo shtetaseje po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Q., 39 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.” (A2 Televizion)
Njoftimi i policisë kufitare

