Dosja “Metamorfoza”, shtyhet në 31 gusht vendimi për kërkesën e 6 të arrestuarve

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 10:50 | Kronikë
Dosja “Metamorfoza”, shtyhet në 31 gusht vendimi për

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë për në 31 gusht shpalljen e vendimit për kërkesën e gjashtë të arrestuarve gjatë operacionit "Metamorfoza". Ata kërkojnë ndryshim të masës së arrestit me burg.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Edmond Preka ankimuan vendimin e shkallës së parë që i la pas hekurave. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën paraprake për të pandehurit, biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, i dyshuar për korrupsion.

Gjoka dhe të dyshuarit e tjerë, kanë pretenduar se nuk kanë përdorur asnjëherë aplikacion Sky dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kodet që pretendon SPAK. Gjatë operacionit policia ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos