Largoi nga vendi i ngjarjes autorin e një tentative vrasjeje, arrestohet i riu në Dibër

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 12:54 | Kronikë
Largoi nga vendi i ngjarjes autorin e një tentative vrasjeje, arrestohet i

Një i ri është vënë pasditen e së martës për moskallëzim krimi. Bëhet e ditur se I. B., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i ka caktuar Gjykata e Dibrës masën arrest me burg për "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Ai akuzohet se ka qenë i pranishëm në një ngjarje të 6 qershorit të këtij viti kur, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Peshkopisë dhe i riu nuk ka kallëzuar për rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos