“4 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi”

Nga A2 CNN
11 Qershor 2023, 22:46 | Ballkani
“4 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të

Nik Gjeljoshaj, nga Forumi Shqiptar, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi.

Ai tha se partia që drejton ka fituar dy mandate, duke theksuar se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik, ndërkohë që gjithsej do të jenë 4 parlamentarët shqiptarë në Malin e Zi.

“Mendoj se me katër deputetë në Parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, tha Gjeloshaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/11/mbyllen-qendrat-e-votimit-ne-malin-e-zi-dalin-rezultatet-paraprake/

A2 CNN Livestream

Latest Videos