4 ditë luftime, mbi 360 mijë civilë të larguar nga Ukraina

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 10:35 | Bota

Pushtimi që ka nisur prej 4 ditësh në Ukrainë nga Rusia, ka bërë që shumë qytetarë ukrainas të largohen nga vendi drejt shteteve fqinjë. Ata që largohen janë fëmijë dhe gra dhe sipas një raportimi që bën BBC, numri i tyre arrin në më shumë se 368 mijë.

Sipas një informacioni të dhënë nga autoritet sllovake, në harkun e 24 orëve të fundit numërohen rreth 10 mijë civile që kanë kaluar kufirin nga Ukraina, drejt Sllovakisë.

Një numër akoma edhe më i madh ka lëvizur drejt Polonisë. Nga raporti që ka nxjerrë BBC rreth 150 mijë civilë kanë kaluar kufirin me Poloninë. Gjithnjë e në rritje është edhe numri i atyre që kanë kalojnë drejt Rumanisë, veçanërisht nga zona jugore të Ukrainës. Mbi 43 mijë civilë mendohet të kenë kaluar kufirin me Rumanisë në 72 orët e fundit.

Ukraina është në kufi edhe me 4 shtete të tjera, si Hungaria dhe Moldavia, ku mendohet se mijëra civilë kanë kaluar kufirin, si edhe Bjellorusia dhe Rusia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos