4 ditë “offline”. Qytetarët s’marrin dot shërbim, kërkojnë hapjen e sporteleve fizike

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 15:20 | Aktualitet
4 ditë “offline”. Qytetarët s’marrin dot

Për të katërtën ditë me radhë, qytetarët shqiptarë nuk po marrin më shumë se 1200 shërbime publike, të cilat ofrohen vetëm nga portali qeveritar e-Albania. 

Por, çfarë po ndodh me portalin qeveritar aktualisht? Shahin Dokuzi, ekspert IT, shprehet për A2 CNN: “Kjo mbyllje kaq e gjatë është disi e papranueshme. Minimalisht duhet të kishin “backup”, për ta kthyer direkt”.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, rënia e e-Albania i kushton shqiptarëve 17 milionë transaksione të munguara çdo ditë. Të shumtë janë ata që pyesin se kur do të rikthehen shërbimet.

Disa nga shërbimet që nuk mund të merren në e-Albania lidhen me Gjendjen Civile, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Fondin e Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor, pronat, arsimin apo Qendrën Kombëtare të Biznesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos