Erdogan lë Putinin që ta presë për… 50 sekonda

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 10:47 | Aktualitet
Erdogan lë Putinin që ta presë për… 50 sekonda

Një video e shpërndarë nga Presidenca e Turqisë tregon Vladimir Putinin që pret në sallë për plot 50 sekonda homologun e tij turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Presidenti rus shihet paksa i paduruar në pritje të Presidentit turk, me të cilin bisedoi ballë për ballë për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

https://www.instagram.com/p/CgOjj2qM0eG/

Zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.

“Rezultati që do të marrim nga këtu do të ndikojë pozitivisht në të gjithë botë”, theksoi Erdogan. Por optimizmi u shua paksa nga pala tjetër. Putin nënvizoi se jo të gjitha çështjet për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, janë zgjidhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos