4 gola në 15 minuta, nuk ndodhte prej vitit 1932

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 12:13 | Futboll
4 gola në 15 minuta, nuk ndodhte prej vitit 1932

Atalanta mundi 4-1 Bologna-n në javën e 30 të Serie A dhe është ngjitur në vendin e pestë, 1 pikë larg zonës së Champions League.

Gjithçka si një ëndërr e bukur, ecuri në të cilën bergamaskët barazuan edhe rekordin e Juventusit, të vendosur në vitin e largët 1932 ndaj Romës, duke shënuar katër në 15 minutat e para të takimit.

Portieri Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk u aktivizuan për asnjë minutë në ndeshjen e rekordit.

Takimi tjetër i javës së 30-të, ndërmjet Sassuolos dhe Chievos u mbyll me fitoren e thellë të vendasve, 4-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos