Cool, praktike, me stil dhe nuk i mungojnë kurrë garderobës verore. Komoditeti që ato ofrojnë tani mund të na shoqërojë gjatë gjithë ditës. Që nga vera e kaluar, një sërë stilistësh kanë përfshirë stilin e shapkave me gisht që deri më tani ishin të destinuara vetëm për plazh, në pjesën e rëndësishme të garderobës në përditshmëri.
Së fundmi, nuk keni pse të prisni pushimet pasi në versionin e tyre më të rafinuar ato mund të vishen në një mijë mënyra të ndryshme edhe në qytet.
Më sipër, keni 4 ide për t'i kombinuar me stil gjatë gjithë sezonit. (A2 Televizion)



