Djali që u bë Barbie tani po jeton si Ken: Jam burrë sërish

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 22:39 | Lifestyle

Një djalë i cili shpenzoi para disa kohësh një shumë të madhe parash për t’u dukur si një kukull Barbie, tani thotë se po jeton “si kukulla Ken”.

Oli London, nga Hertfordi, shprehet se po bën “detranzicion”, duke lënë pas pamjen femërore, pasi u pendua për 32 operacionet plastike që e kanë bërë që të mos e ndjejë më fytyrën e tij.

“Tani jam i lumtur me pamjen time si Ken, me hundën e vogël dhe sytë e vegjël. Vitin e kaluar kam jetuar si Barbie pasi pranova që isha trans, ndërsa tani jam bërë sërish burrë dhe po jetoj si Ken”, tregon Oli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos