
Pedagogu i Akademisë së Sigurisë, Qetsor Gurra, u vu në pranga pasi akuzohet për korrupsion. SPAK, që ka vendosur edhe masën e sigurisë për këtë person, por edhe për një tjetër person, ka dhënë detaje mbi këtë çështje.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë bëhet e ditur se shtetasi me iniciale D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4000 euro për provimin në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit. Ndërkohë, Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm te punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Masa e sigurisë ndaj këtyre dy personave u zbatua këtë të enjte. (A2 Televizion)