4 miliardë euro në 10 muaj, çmimet e larta çojnë të ardhurat në nivele rekord

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 15:33 | Ekonomi
4 miliardë euro në 10 muaj, çmimet e larta çojnë

Çmimet e shtrenjtuara mbajtën në nivele të larta edhe të ardhurat në harkun e muajve janar-tetor. Të dhënat 10-mujore tregojnë se në arkën e shtetit u futën 475 miliardë lekë, mbi 14 për qind më shumë se një vit më parë.

Kjo ka bërë që qeveria të rrisë edhe shpenzimet të cilat përllogariten në 465 miliardë lekë. 3.1 për qind më të larta se në harkun e muajve janar-tetor 2021.

Të ardhurat e kënaqshme kanë bërë që si rrallëherë bilanci ekonomik të shkojë në 10.36 miliardë lekë më shumë.

Edhe për vitin e ardhshëm, qeveria pret të grumbullojë të ardhura të konsiderueshme si pasojë e inflacionit në nivelet më të larta, së paku dy dekadat e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos