Kamerat e sigurisë në një pikë karburanti në Boryspil të Ukrainës kanë filmuar momentin që të lë pa frymë, teksa një vajzë 4-vjeçare rrëmbehet ndërsa nëna e saj po paguante brenda në dyqan.
Në pamje shihet qartë një djali i ri i veshur me të zeza ndërsa gënjen 4-vjeçaren, Elizaveta Kolisnichenko, dhe e fut më pas në makinën e tij.
Fatmirësisht kamerat filmuan dhe targën e mjetit që kreu rrëmbimin dhe pas operacionit blitz të policisë rrëmbyesi u gjet bashkë me vajzën pranë aeroportit pas dy orësh. (A2 Televizion)