
Pavarësisht se kanë kaluar 40 ditë nga tërmeti i madh i 6 shkurtit, që i mori jetë mbi 50 mijë personave, pasgoditjet në Turqi vazhdojnë me intensitet të lartë.
Raportohet se një tërmet me magnitudë 4.3 ka ndodhur në orën 08:45 në lagjen qendrore “Onikisubat” të Kahramanmaraş. Ndërkohë, një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 dhe 3.9 ballë ka ndodhur në Hataya në orën 08:21 në lagjen “Alacakaya” të Elazigut.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët e zonës, megjithatë aktualisht nuk raportohen për dëme në njerëz apo materiale. (A2 Televizion)