Tërmet i fuqishëm në Argjentinë

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 07:59 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Argjentinë

Një tërmet me magnitudë 6.4 Rihter është regjistruar në mesnatë në Argjentinë, duke shkaktuar panik te banorët, një pjesë e të cilëve e kaluan natën në rrugë nga frika e lëkundjeve të tjera.

Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme nga ky tërmet, i cili u pasua dhe nga disa më të vegjël.

Epiqendra e tërmetit ishte në provincën Jujuy në një thellësi prej 212 km, ndërkohë që një tërmet me magnitudë 5.2 u regjistrua rreth 40 minuta më herët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos