Policia në Meksiko Siti ka gjetur më shumë se 40 kafka, një fetus dhe një vazo me kocka pranë një altari satanik brenda një strofulle trafikantësh droge, në lagjen Tepito. Nuk dihet ende nëse fetusi është njerëzor apo jo.
Gjatë operacionit policor u arrestuar 31 persona të dyshuar për lidhje me kartelin e drogës La Union Tepito.
Një foto e publikuar nga kryeprokurori i Meksikos tregon kafkat rreth altarit, që pas tij ka një kryq dhe një maskë druri me brirë. Në të djathtë të altarit ka një mur të pikturuar me simbole të ndryshme satanike.
Banorët e zonës thanë për mediat meksikane se anëtarët e La Union Tepito kryenin rituale satanike çdo 3 ditë për fat të mbarë në aktivitetin e tyre kriminal, që të mos i kapte policia dhe që të kishin imunitet ndaj plumbave. (A2 Televizion)