“Përshëndetje, plehrë! Bëji të fala Bin Ladenit nga ana ime”

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 12:23 | Bota
“Përshëndetje, plehrë! Bëji të fala Bin Ladenit

Ushtari amerikan që pretendon se ka vrarë Osama bin Ladenin kishte një mesazh lamtumire për kreun e ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

“Përshëndetje, plehrë! Bëji të fala Bin Ladenit nga ana ime”, shkroi në Twitter Robert J. O'Neill.

43-vjeçari O'Neill, një ish-Navy SEAL, njihet si personi që ka qëlluar për vdekje Bin Ladenin gjatë operacionit të majit të vitit 2011 në Pakistan, që përfundoi me vrasjen e liderit të Al Kaedës.

https://a2news.com/2019/10/27/trump-konfirmon-vdekjen-e-al-baghdadit-vdiq-si-nje-frikacak/

O’Neill uroi edhe anëtarët e forcave speciale amerikane që u përfshinë në operacionin e Al-Baghdadit: “Treguam edhe një herë se nuk ka rëndësi se ku fshihesh, ne të gjejmë. Punë e paqme, djema”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/27/vritet-lideri-i-isis-abu-bakr-al-baghdadi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos