Ditën e sotme banorët e ishullit të Sumatrës në Indonezi u zgjuan nga fuqia shkatërruese e vullkanit Sinabung, i cili po shpërthen duke çuar kolonën e tymit disa kilometra në ajër, dhe duke mbushur me hi çdo cep të asaj zone.
Indonezia njihet për vullkanet e saj, rreth 120 aktivë, që përbëjnë atë që vullkanologët quajnë si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”.
Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung Vullkani Sinabung
Aktualisht, vetëm dy nga këto vullkane janë në proces erupsioni, dhe njeri prej tyre është pikërisht Sinabung.
Banorët e Sumatrës deri më 10 vite më parë nuk mendonin se Sinabung mund të ishte një rrezik. Vullkani ne fakt kishte mbetur i heshtur për më shumë se 400 vjet.
Por në vitin 2010 ai u zgjua nga “gjumi” i tij i gjatë, duke shkaktuar erupsione të njëpasnjëshme që kanë shkaktuar të paktën 23 viktima gjatë dekadës. (A2 Televizion)