“404 mijë eurot janë të zyrtarëve të tjerë”

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 23:30 | Kronikë
“404 mijë eurot janë të zyrtarëve të

Shemsi Prençi, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, komentoi vjedhjen nga nënë e bir të qindra mijëra eurove në banesën e një ish-zyrtareje të lartë të Ministrisë së Financave.

“Vjedhësja e përsëritur në disa familje të pasura ka marrë nga zonja Klosi 120 000 euro, të tjerat kanë qenë të familjeve të tjera, që kanë frikë të denoncojnë vjedhjen e parave, pasi e dinë që i kanë të marra në mënyrë të pandershme. Pyetja që shtrohet, është: sa para “cash” kanë zyrtarët e lartë shtetërorë në shtëpi, kur një shefe kabineti ka grumbulluar kaq shumë. Duhet falënderuar policia që veproi në kohën e duhur për të zbuluar këtë vepër penale, nëpërmjet së cilës shqiptarët duhet të kuptojnë se çfarë e nxit kryeministrin që këmbëngul të kundërshtojë BE-në për të miratuar ligjin e amnistisë fiskale. Ka merak paratë e emigrantëve apo kërkon të pastrojë paratë e zyrtarëve? Unë them këtë të dytën”, u shpreh Prençi.

“Nëse do të kishte një drejtor të përgjithshëm policie të “çmendur” dhe një natë t’i kontrollonte shtëpitë zyrtarëve të shtetit pa autorizim nga prokuroria dhe gjykata, do të shikonim xhevahire, kushedi sa para do të mblidheshin”, shtoi Prençi.

“404 mijë eurot e tjera, që nuk janë të zonjës Klosi, janë të zyrtarëve të tjerë. Zonja Dobi do ta thotë se të kujt janë, por ata nuk do ta pranojnë që i janë marrë para dhe nuk do të bëhen pjesë e hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos