I veshur ushtarak dhe me antiplumb, prangoset 35-vjeçari me municione luftarake

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 19:16 | Kronikë
I veshur ushtarak dhe me antiplumb, prangoset 35-vjeçari me municione

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit A.L. 35 vjeç.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos