5 herë më shumë se shpejtësisia e zërit, Irani prezanton raketën hipersonike “Fattah”

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 11:25 | Bota
5 herë më shumë se shpejtësisia e zërit, Irani

Irani ka zbuluar raketën e tij të parë hipersonike, të quajtur Fattah, për të cilën thotë se mund të depërtojë në sistemet e mbrojtjes raketore dhe do t'i japë një avantazh ushtarak.

Media shtetërore publikoi të martën imazhe të një ceremonie zbulimi, ku morën pjesë presidenti Ebrahim Raisi dhe komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Raketa balistike hipersonike ka një rreze veprimi prej 1400 kilometrash dhe shpejtësia e saj para se të godasë objektivin është 13-15 Mach (5,145 metra për sekondë).

Sipas Gardës, Fatah është e aftë të kapërcejë çdo sistem të mbrojtjes raketore dhe ta shkatërrojë atë. Ka manovrim të madh, si dhe aftësi për të kaluar nëpër sisteme radari.

Emri i saj u zgjodh nga udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Raketat hipersonike lëvizin me shpejtësi pesë herë ose më shumë se shpejtësia e zërit dhe janë të manovrueshme, duke i bërë ato të vështira për t'u shënjestruar nga sistemet e mbrojtjes dhe radarët.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut besohet të jenë të vetmet vende që kanë testuar me sukses raketat hipersonike, por detajet e sakta të armatimit mbeten të pakta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos