Për më shumë se 50 vjet, akademikët ishin në dyshime nëse qyteti gjerman i Rungholt ishte një mit, apo një fantazi si Atlantis.
Por tashmë dyshimet duket se po marrin fund, pasi kërkesit kanë gjetur në Detin e Veriut gjurmë të qytetit port mesjetar dhe gjurmët e asaj që mendohet të ketë qenë Kisha kryesoe e tij.
Ekspertët kanë përdorur një teknikë magnetike për të gjetur 39 m nën baltovinën e North Frisia, rajonin historik që shtrihet pranë kufirit me Danimarkën.



Ky zbulim mahnitës vjen 660 vjet pasi qyteti mendohet që të jetë përmbytur nga një stuhi e fuqishme. Sipas një legjende kristiane mbi qytetin u dërgua një mot shkatërrues nga Zoti si dënim për mëkatet e banorëve të tij.
Gjetjet e fundit u prezantuan nga një ekip i universitetit të Mainzit, Kielit dhe Qendrës për Arkelogjike Baltike dhe Skandinave. Por drejtuesit e ekspeditës shprehen se ende nuk kanë të dhëna të plota për gjendjen në të cilën ndodhet Kisha.
Rungholt është përmendur prej kohësh si 'Atlantida e Detit të Veriut', duke iu referuar qytetit të lashtë që thuhet se është zhytur nën Oqeanin Atlantik. (A2 Televizion)