
Institucioni financiar NOA sjell në Shqipëri investitorin francez. 5 milionë euro do të jepen si mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në kuadër të bashkëpunimit mes NOA-s dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe krahut financiar të saj të quajtur Proparco. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfiton një financim të tillë nga Proparco.
Financime të tilla tërësisht të dedikuara ndaj ekonomisë së sipërmarrjes së vogël janë jetike për të garantuar në mënyrë të pandërprerë aksesin në financë për bizneset shqiptare, të cilat vijojnë të gjenden përballë sfidash të njëpasnjëshme që nga kriza e tërmetit dhe ajo post-covid, kriza e rritjes së çmimeve, impakti në tregti nga lufta e Ukrainës, etj.
“Proparco është krenare që mbështet një institucion kaq të rëndësishëm shqiptar si NOA, i njohur për praktikat e përgjithshme të kreditimit dhe politikat e mbrojtjes së klientëve. Ky është një projekt i parë i Proparco në vend, në harmoni të përsosur me strategjinë tonë që synon reduktimin e pabarazive, duke lehtësuar aksesin në financa për SME-të dhe popullsinë që nuk ka akses në shërbimet bankare duke përfshirë sektorin bujqësor,” u shpreh drejtori për Eurasia.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në prani Ambasadorja e Francës, e cila deklaroi në fjalën e saj përshëndetëse se me bisedimet e anëtarësimit në BE, një detyrë shumë e rëndësishme për Shqipërinë është të luftojë mungesën e transparencës dhe të luftojë korrupsionin. (A2 Televizion)