5 presidentë, 5 strategji: Luftërat amerikane në Afganistan

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 16:56 | Bota
5 presidentë, 5 strategji: Luftërat amerikane në Afganistan

Nga Lufta e Ftohtë te lufta ndaj terrorit, këto janë strategjitë e pesë presidentëve amerikanë, përpjekjet e të cilëve nuk mundën të sillnin një fitore përfundimtare të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Në vitin 1979, Bashkimi Sovjetik, i përfshirë në Luftën e Ftohtë me Shtetet e Bashkuara, pushtoi Afganistanin. Pasi pësuan humbje në Vietnamin e mbështetur nga sovjetikët, amerikanët vendosën të financonin dhe armatosnin në fshehtësi militantët afganë, ose muxhahedinët, që luftonin me sovjetikët, me miratimin dhe vlerësimin e presidentit Ronald Reagan.

https://a2news.com/2021/08/16/kush-jane-talebanet-dhe-si-e-moren-ata-kaq-shpejt-kontrollin-e-afganistanit/

Në vitin 1988, sovjetikët nisën tërheqjen nga Afganistani. Kjo ishte fitore për Shtetet e Bashkuara.

“Pas gati 9 vitesh të gjatë lufte, guximi dhe vendosmëria e popullit afgan dhe luftëtarëve të lirisë, nuk janë lëkundur, dhe sot, fundi i pushtimit është pranë”

Ronald Reagan, president i SHBA, 1988

Pasi sovjetikët më në fund u larguan, në vitin 1989, interesi amerikan në Afganistan ra dhe vendi shumë shpejt u përfshi nga një konflikt mes qeverisë komuniste të dobësuar dhe një grupi baronësh lufte... E për më tepër, Shtetet e Bashkuara kishin lënë pas një grup ndërkombëtar xhihadistësh, të armatosur dhe stërvitur mirë.

Mes tyre, ishte edhe Osama bin Laden...

https://a2news.com/video/kronologjia-e-nje-lufte-pa-mbarim/

Pas luftës civile në vitet 1990, Talebanët, në aleancë me Al Qaeda-n, morën kontrollin e Afganistanit.

Më pas, më 11 shtator 2001, Al Qaeda sulmoi Shtetet e Bashkuara...

Presidenti Bush u dha një ultimatum Talebanëve

“Mbyllni menjëherë dhe përgjithmonë çdo kamp trajnimi të terroristëve në Afganistan dhe dorëzoni çdo terrorist”

George W Bush, president i SHBA, 2001

Refuzimi i Talebanëve i dha udhë një lufte të udhëhequr nga NATO, për të gjetur udhëheqësit e Al Qaeda-s që kishin orkestruar sulmet e 11 Shtatorit.

“Sipas urdhrave të mi, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka nisur të sulmojë kampet stërvitore të terroristëve të Al Qaeda-s, dhe godina ushtarake të regjimit të Talebanëve në Afganistan”

George W Bush, president i SHBA, 2001
https://a2news.com/2021/08/22/amerika-del-nga-skena-europa-frikesohet-per-pasojat/

Brenda pak javësh, ata kishin marrë kontrollin e vendit. Por edhe pse pushtimi i largoi për 2 muaj Talebanët, shumë shpejt u bë e qartë që lufta nuk kishte mbaruar. Forcat amerikane u përballën me bomba të improvizuara dhe sulme guerile në të gjitha pikat e ngritura prej tyre në të gjithë vendin.

Në vitin 2009, presidenti Obama urdhëroi shtimin e trupave amerikane, një valë me 30 mijë ushtarë vërshoi në pikat e nxehta të Afganistanit, duke fituar terren në një mënyrë që do të kishte qenë e pamundur më parë.

“Sikurse edhe në Irak, këto trupa do të qëndrojnë aty përkohësisht për të rritur kapacitetet shtetndërtuese të Afganistanit, dhe për të siguruar të ardhmen e tyre”

Barack Obama, president i SHBA, 2010

Por edhe pse amerikanët pretenduan fitoren, në terren gjërat ishin ndryshe. Kritikët thanë se koha e shkurtër e vendosur në dispozicion të ushtarëve nga Obama ndikoi në efikasitetin aksionit.

Por, dhjetë vite pasi lufta në Afganistan kishte nisur, Shtetet e Bashkuara arritën të realizonin një prej objektivave kryesorë, forcat NAVY Seals u futën brenda godinës ku Bin Laden fshihej në Pakistan dhe e vranë.

“Shtetet e Bashkuara kanë realizuar një operacion në të cilin është vrarë Osama bin Laden, lideri i Al Qaeda-s”

Barack Obama, president i SHBA, 2011

Trump mbajti një qëndrim ndryshe nga Obama, duke rritur përfshirjen ushtarake amerikane. SHBA shtoi sulmet ajrore mbi Afganistan, mes të cilave iështe edhe hedhja e bombës më të madhe jobërthamore, kundër luftëtarëve të ISIS.

Por pavarësisht kësaj, ushtria e Talebanëve qëndronte në këbë. E pas 17 vitesh luftime, Talebanët kishin në kontroll, ose po luftonin për të marrë në kontroll, rreth 65-70% të territorit të vendit.

Më në fund, erdhi edhe kthesa amerikane, pasi u bënë përpjekje për ta mbyllur përmes negociatave luftën me Talebanët. Në një marrëveshje historike, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Talebanëve ranë dakord për një tërheqje të plotë ushtarake amerikane, deri në 1 maj 2021.

“Talebanët kanë bërë një zotim shumë të fortë, dhe do të shohim si do të shkojë. Shpresojmë të shkojë shumë mirë”

Donald Trump, president i SHBA, 2020

Bisedimet mes Talebanëve dhe qeveritarëve afganë u zvarritën pa sukses.

https://a2news.com/2021/08/18/kush-jane-lideret-talebane-pas-vitesh-ne-fshehtesi-tani-zbulojne-fytyrat/

Kur detyrën e mori presidenti Biden, situata dukej e zymtë. Kur ishte zv.president, Biden besonte se shtimi i trupave nuk ishte zgjidhje për të siguruar fitoren në Afganistan.

Si president, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin plotësisht brenda 11 shtatorit 2021, 20 vite pas rënies së Kullave Binjake.

“Unë jam tashmë i katërti president amerikan që shoh praninë e trupave amerikane në Afganistan. Nuk kam ndërmend t’ia kaloj këtë pergjegësi një të pesti”

Joe Biden, president i SHBA, 14 prill 2021

Deri në korrik 2021, Shtetet e Bashkuara kishin tërhequr thuajse të gjitha trupat nga Afganistani, duke i hapur kështu rrugën Talebanëve që të përballeshin me forcat afgane të sigurisë, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve u dorëzuan pa luftuar.

Talebanët fituan gjithmonë e më shumë terren, dhe më 15 gusht arritën të merrnin Kabulin, kryeqytetin e Afganistanit, pasi presidenti Ashraf Ghani arratisej nga vendi.

“Do të vijojmë të mbështesim popullin afgan. Të drejtat e njeriut duhet të jenë në qendër të politikës sonë të jashtme. Mënyra për ta bërë këtë nuk është përmes dërgesave të pafundme të ushtarëve, por me diplomaci”

Joe Biden, president i SHBA, 16 gusht 2021

E ardhmja e Afganistanit nën sundimin Taleban është, edhe një herë, e pa sigurt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/19/thesari-me-vlere-1-trilion-dollare-i-afganistanit-te-cilin-e-kerkon-e-gjithe-bota-eshte-ne-duart-e-talebaneve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos