Nga kafshët, apo laboratori? Inteligjenca amerikane nuk vendos dot për origjinën e koronavirusit

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 13:20 | Bota
Nga kafshët, apo laboratori? Inteligjenca amerikane nuk vendos dot për

Shërbimet inteligjente amerikane nuk ishin në gjendje të vendosnin përfundimisht për origjinën e koronavirusit, duke mos gjetur dot nëse ka dalë nga ndonjë laborator, apo është zhvilluar në natyrë.

Kështu të paktën thotë një raport i publikuar së fundmi nga komuniteti i inteligjencës, i përbërë nga 18 agjenci spiunazhi. Megjithatë, ata arritën në përfundimin se Covid-19, që shkaktoi një pandemi mbarëbotërore, nuk ishte krijuar si një armë biologjike.

Raporti u vlerësua si “anti shkencor” nga ministri i Jashtëm kinez. Në përfundimet e një prej agjencive të inteligjencës thuhet se virusi me shumë gjasa ka dalë nga një incident i ndodhur në laboratorin e Institutit të Virologjisë së Wuhanit, qytetit kinez ku u shfaqën rastet e para me koronavirus.

Pas publikimit të raportit, presidenti Biden lëshoi një deklaratë ku kritikonte Kinën për refuzimin e saj për të bashkëpunuar me hetimet. Në një hetim të mëparshëm të realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rezultoi se koronavirusi kishte dalë nga një kafshë e shitur në një treg.

Pandemia e koronavirusit deri tani u ka marrë jetën rreth 4,5 milionë personave në të gjithë botën dhe pavarësisht prodhimit të disa vaksinave, shumë shtete po përjetojnë një tjetër valë infektimesh dhe shtrimesh në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos