"Plani i rritjes", Rama: Hapa të mëtejshëm që e afrojnë rajonin me Bashkimin Evropian

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 12:42 | Politikë

"Plani i rritjes", Rama: Hapa të mëtejshëm që e

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Marta Kos, Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, deklaroi se kjo e sotmja “ishte një tjetër ditë europiane për Tiranën dhe Shqipërinë, ku u mblodhëm për samitin e planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

“Kjo tryezë është ndërtuar për të bërë një bilanc të rezultateve të nismave të përbashkëta dhe për të nënvizuar angazhimet e reja. Sot kemi mbyllur një takim të frytshëm me hapa të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me Bashkimin Evropian”, tha Rama, shkruan A2.

“Plani i ri i rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian”, shtoi më tej kryeministri.

Sipas tij, disa nga angazhimet janë “Roaming”-u pa tarifa shtesë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në BE, një hap që vlerësohet si domethënës pas heqjes së ngarkesave ekstra për pagesat; dhe ndërlidhja me korridoret evropiane; tregtia përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos