Shpërthimi terrorist në Kabul, amerikanët sulmojnë me dron organizatorin e ISIS-K

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 11:35 | Bota

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë një kundërsulm ndaj organizatorëve të aktit terrorist në aeroportin e Kabulit. Zyrtarët e ushtrisë amerikane konfirmojnë eliminimin e një anëtari të ISIS-K, me anë të një sulmi me dron të telekomanduar.

Operacioni në provincën Nangar, pranë Kabulit, pati në shënjestër krahas militantit islamik, edhe një tjetër anëtar të ISIS që po udhëtonin së bashku në një makinë. Ndërsa nuk raportohet për asnjë dëm tek civilët.

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për fazën më të rrezikshme të evakuimeve ajrore nga aeroporti i Kabulit, ku amerikanët dhe aleatët po largojnë të gjithë shtetasit e tyre. Pas aktit terrorist të së enjtes, zyrtarët nuk përjashtojnë mundësinë për sulme të tjera ndaj këtij aeroporti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos