All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

5 shqiptarë lënë vendin çdo orë, jo më përkohësisht, po largohen përgjithmonë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 16:16 | Sociale
5 shqiptarë lënë vendin çdo orë, jo më
All - Paragraf - 1

Jo më emigrantë sezonalë apo për një kohë të shkurtër disa vjeçare. Shqiptarët tani po lënë vendin  bashkë me familjet me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe.

Ekspertët i lexojnë në këtë mënyrë shifrat e publikuara nga INSTAT. Ky trend faktohet edhe nga rikthimet e ulëta nga kurbeti, të përgjysmuara krahasuar me vite më parë.

All - Paragraf - 3

Teksa me 46 mijë të larguar në 2022-in, emigracioni regjistroi nivelin më të lartë të 8 viteve të fundit, rikthimet ishin ndër më të ulëtat historike, me vetëm 14 mijë raste.

“Bazuar në statistikat zyrtare, rezulton se kanë ikur nga Shqipëria për emigrim 1.66% e popullsisë, ose 1 në 60 individë. Thënë ndryshe, nga Shqipëria gjatë vitit 2022 si të plotë, çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 127 individë, apo 5.3 shqiptarë çdo 1 orë.”

TEUTA NUNAJ, EKSPERTE EMIGRACIONI

Këto shifra sipas Nunajt, pritet të ndikojnë në shumë sektorë negativisht. Largimet flasin për gati 12,500 më pak në vetëm një vit.

All - Paragraf - 6

Por shifrat sipas ekspertëve janë edhe më të larta, teksa këto të dhëna i referohen vetëm statistikave publike dhe jo një censi të mirëfilltë të popullsisë, që pritet të realizohet në vjeshtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/06/destinacionet-e-emigranteve-1-3-zgjodhen-angline-me-gomone-dyndje-edhe-ne-gjermani/
https://a2news.com/2023/06/06/vale-e-re-emigrantesh-nga-shqiperia-paralajmerohet-braverman-gjysma-e-te-rinjve-duan-te-ikin-ne-vere/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos