
5 persona kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 187 persona rezultuan të infektuar me virusin Sars Cov-2 nga 2944 testime të realizuara në 24 orët e fundit.
Po ashtu bëhet me dije se 456 pacientë u shëruan ndërsa numri i rasteve aktive është 8.567.
Pas bilancit të sotëm, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar 105, 375, ndërkohë ai i viktimave është 2.178. (A2 Televizion)