Autoritetet në Wuhan, epiqendra ku shpërtheu koranavirusi i ri, kanë marrë masa për të ndërtuar një spital të ri për të gjithë personat e prekur nga kjo sëmundje.
Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 1000 shtretërish dhe pritet të jetë gati për izolimin dhe mjekimin e personave të prekur nga koronavirusi brenda 6 ditësh.
Makina të mëdha, përfshirë 35 ekskavatorë dhe 10 buldozerë kanë nisur menjëherë punën në vendin ku është parashikuar të ndërtohet spitali i ri dhe do të ndalojnë vetëm kur ajo të jetë gati. Që pritet të jetë dita e hënë. (A2 Televizion)