5 vjet për një vendim, avokatët e Durrësit: Situatë e zymtë me një apel në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 15:17 | Aktualitet
5 vjet për një vendim, avokatët e Durrësit: Situatë e

Tashmë që harta e re gjyqësore është fakt dhe vendi ka vetëm një gjykatë apeli në Tiranë, kryetari i dhomës së avokatëve të Durrësit, një prej qyteteve që i ikën Gjykata e Apelit, parashikon një situatë të zymtë sa i takon aksesit dhe marrjes së drejtësisë në kohën e duhur të parashikuar nga ligji.

Madje kreu i Dhomës së Avokatëve të Durrësit parashikon edhe pamundësi financiare për një sërë institucionesh ligjzbatuese, që lidhen me funksionimin e gjykatës se vetme të apelit në Tiranë.

Nga Gjykata e Apelit të Durrësit drejt asaj të Tiranës janë transferuar 2900 dosje që presin të gjykohen. Ndërkohë Durrësit në muajt e ardhshëm pritet t’i shkrihet edhe Gjykata Administrative, e cila gjithashtu do të transferohet në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos