Greqia financon autostradën me Shqipërinë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 20:32 | Aktualitet
Greqia financon autostradën me Shqipërinë

Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka hapur të mërkurën tenderin me vlerë 320 milionë dollarë për aksin rrugor Janinë–Kallpaq–Kakavijë.

Sipas autoriteteve greke të transportit aksi rrugor 70 km i gjatë do të lidh rajonin e Janinës me Shqipërinë dhe do të jetë një autostradë me standardet më të larta të sigurisë.

Sipas Zërit të Amerikës, segmenti rrugor Janinë -Kakavijë krahas përmirësimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave pritet të nxisë sidomos lëvizjen turistike.

Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë do të lidhë Greqinë me Shqipërinë si pjesë e “Korridorit Blu” , një rrjet rrugor prej rreth 1500 km që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos