50 m stil i lirë, Merizaj e treta në baterinë kualifikuese, jashtë gjysmëfinaleve

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 13:13 | Sporte të tjera
50 m stil i lirë, Merizaj e treta në baterinë kualifikuese,

Nikol Merizaj, një prej dy sportistëve që përfaqësojnë Shqipërinë në garat e notit në Lojërat Olimpike, u eliminua prej konkurrimit në bateritë e disiplinës 50 metra stil i lirë.

Notarja kuqezi u rendit e treta në baterinë e gjashtë kualifikuese, me kohën 26 sekonda e 21 të qindtat.

Me gjithë pozicionimin e mirë mes rivalëve të saj, paraqitja e 22-vjeçares nuk mjaftoi që ajo të kualifikohej në gjysmëfinale.

Rivaliteti në garën 50 metra stil i lirë për femra ishte shumë i madh dhe kjo mund të kuptohet nga fakti që gjatë kualifikueseve, australiania Emma McKeon vendosi rekord olimpik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos