Vllaznia e pafat, kualifikimi ndaj qipriotëve ndalet tek shtyllat

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 23:13 | Sporte të tjera

Vllaznia e pafat humb me rezultatin 0-1 edhe në “Loro Boriçi” dhe eliminohet nga Conference Leaugue.

Por shumë pak mund të kritikohet për lojën dhe shpirtin e shkodranëve të drejtuar nga tekniku gjerman Brdaric, nga momenti që përballë një kundërshtari teknikisht superior luajti si e barabartë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi serb Stefan Stepovic në minutën e 19-të, që fillimisht i preu krahët shqiptarëve në një pjesë të parë të kontrolluar nga qipriotët.

Në pjesën e dytë Vllaznia tentoi gjithçka për të përmbysur rezultatin, dhe pati mundësi të jashtëzakonshme si në rastin e shtyllave të goditura nga Dilaver dhe Jonuzit.   

Në minutat e fundit, vlen të theksohet se nga tribunat e stadiumit filluan të hidhen sende të ndryshme në fushë, diçka që do të përkthehet në gjoba të majme për shkodranët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos