Paraqitje modeste e Delilajt edhe në garën e fundit, qitësja shqiptare u rendit e fundit në kualifikimin e shpejtë.
Manuela Delilaj përfundoi edhe garën e saj të tretë në Lojërat Olimpike të Tokios, me 25 metra pistoletë, kualifikim i shpejtë.
Sportistja që garon për ekipin olimpik të Shqipërisë grumbulloi 556 pikë në raundin e saj, duke u renditur e fundit. Nga ky raund kualifikoheshin 8 sportistët që grumbullonin më shumë pikë.
Delilaj është sportistja e ekipit olimpik që ka kryer më shumë gara. Ajo e nisi garimin e saj në ditën e parë të Lojërave më disiplinën 10 m pistoletë me ajër, ku vendosi edhe rezultatin personal më të mirë me vendin e 32.
Në garën e dytë të zhvilluar më 29 korrik, Delilaj u rendit në vendin e 43, për ta mbyllur me kualifikimin e shpejtë në 25 metra me vendin e fundit. (A2 Televizion)